Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës dhe qeveri teknike jopolitike: Të rikthehet vota e lirë

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës dhe qeveri teknike jopolitike: Të rikthehet vota e lirë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ripërsëriti kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike jopolitike, e cila sipas tij, do të mundësonte rikthimin e votës së lirë.

 

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se mbi Ramën rëndojnë akuza dhe dosje korrupsioni, duke kërkuar që qytetarët të vijojnë protestat kundër qeverisë.

 

Ai ngriti akuza ndaj kryeministrit dhe qeverisë së tij për çështje të ndryshme, duke pretenduar se ka përgjegjësi për një sërë aferash të denoncuara nga opozita. Berisha përmendi edhe disa çështje të hetuara ose të debatuara publikisht, duke lidhur emra të afërt me kryeministrin me këto zhvillime.

 

Sipas kreut të PD-së, protestat masive janë një tregues i pakënaqësisë së qytetarëve dhe sipas tij “nuk ka forcë që ta shpëtojë” kryeministrin nga largimi.

 

Berisha përsëriti kërkesën për krijimin e një qeverie kujdestare, të përbërë nga ekspertë dhe jo përfaqësues politikë.

 

Ndaj dhe thirrja ime për çdo demokrate e demokrat, për çdo mbështëtese dhe mbështetës të PD, por edhe çdo qytetar shqiptar që e do këtë vend, të vazhdojë protestën më të fuqishme që ka njohur vendi në misionin e madh shpëtimtar ndaj vendit dhe kombit, largimin sa më parë të Edi Ramës, mbi të cilin rëndon një mal me dosje korrupsioni.

Mbi të cilin rëndojnë akte të tradhtisë më të lartë kombëtare ndaj kombit shqiptar, përzënia masive e shqiptarëve nga Shqipëria dhe thikat pas shpinës ndaj Kosovës dhe autoriteteve të saj.

Mbi të cilin rëndojnë vjedhjet e tmerrshme të tij. Vetëm në vitin 2014, në raportin e OSBE, Edi Rama akuzohet se ka depozituar offshore si kryetar bashkie 200 milionë euro të vjedhura taksapaguesve shqiptarë.

Po pas kësaj, seria e dosjeve është sa mali i Dajtit në kuptimin e miliardave që përfshijnë.

Sulltani i Surrelit është dëshmuar familjarisht një hajdut i pamëshirë ndaj shqiptarëve.

Ai ka grabitur me suitën e tij miliarda, miliarda euro.

I ka shndërruar në pallate, vila për veten e tij, në saraje.

Familjarët e tij figurojnë në dosjet kriminale të AKSHI-t, në dosjen kriminale të Porto Romanos dhe në dhjetëra e dhjetëra dosje të tjera.

Pra, protesta e pothuaj gjysmë milionë shqiptarëve ditën e shtunë dëshmon se Edi Ramën nuk ka forcë në botë që ta shpëtojë.

Ndaj dhe kërkoj edhe njëherë dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Krijimin e një qeverie kujdestare jo të forcave politike, por të përbërë nga ekspertë dhe njerëz të përgjegjshëm që i rikthejnë Shqipërisë dhe shqiptarëve votën e lirë dhe bëjnë që ata të zgjedhin njerëzit që duan me votën e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy