Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin, janë krijuar probleme te qarkullimit rrugor veçanërisht në rajonin e Kukësit.
Në rrugën Kukës – Morinë ka patur tre aksidente me shtatë shtetas kosovarë të lënduar që aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



