
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një ceremoni zyrtare, homologun e tij holandez, Mark Rutte.
Pasi u dëgjuan himnet kombëtare të dy shteteve, kryeministrat u drejtuan brenda Kryeministrisë, ku do të vijojë diskutimi pa kamera.
Pas takimit kokë më kokë dhe takimit mes delegacioneve, Rama dhe Rutte do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat gjatë mesditës.
Më herët kryeministria në një njoftim për mediat ka bërë të ditur të gjithë axhendën e Rutte, ku mësohet se do të takohet vetëm me Ramën.
Kujtojmë se Holanda nga një shtet skeptik sa i përket rrugëtimit të Shqiperisë në BE, është kthyer në një përkrahës dhe nxitës i vendeve të tjera për përparimin e vendit tonë drejt unionit.
Ardhjen e kryeministri holandez në Tiranë, kreu i qeverisë shqiptare e konfirmoi pak javë më parë gjatë një takimi në selinë e OKB-së.



