BE konfirmon takimin në mes të kryenegociatorëve të martën në Bruksel, diskutime për dinarin

BE konfirmon takimin në mes të kryenegociatorëve të martën në Bruksel, diskutime për dinarin

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka njoftuar se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, më 19 mars në Bruksel, që t’i vazhdojnë diskutimet për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për dinarin.

Përveç kësaj, në takim do të diskutohen edhe për tema të tjera që janë më urgjente në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, si për planin e sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Për të martën, përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët që në Bruksel të vazhdojnë diskutimet, fillimisht për të vazhduar bisedimet që nisën disa javë më parë për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, dhe do të ketë edhe tema të tjera për t’u diskutuar me kryenegociatorët, që janë më të ngutshme në kuadër të dialogut.

Ndonëse, sipas tij, takimi i kaluar për dinarin zgjidhi disa çështje, siç thotë ai, ka edhe tema të tjera që ka prekur e që duhet diskutuar tutje.

Ky do të jetë takim në nivel të kryenegociatorëve. Siç e kemi thënë pas takimit të parë që u thirr për çështjen e rregullores së BQK-së, diskutime të mëtejme janë të nevojshme.

Ishte një takim i mirë, në të cilin palët dërguan këdo që ata e konsideruan si më të përshtatshmin për të diskutuar për pasojat e menjëhershme të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Pra, takimi zgjidhi disa çështje, preku disa të tjera dhe la disa që duhet diskutuar, pra kjo është radhitja. Kjo është vazhdimësi, vetëm se këtë herë në nivel të kryenegociatorëve nga dy palët.

Stano tutje ka thënë se implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është një prej çështjeve më urgjente dhe se aspekte individuale të kësaj teme do të preken nga palët dhe ndërmjetësi në këtë takim.

Këtë takim e konfirmoi edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Më 1 shkurt ka hyrë në fuqi një rregullore e BQK-së, që parasheh euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

ShBA-ja dhe BE-ja kanë kritikuar këtë vendim, duke thënë se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë parasysh ndikimet negative te popullata serbe në Kosovë.

Washingtoni i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendimit, ndërkaq BE-ja po kërkon që kjo çështje të zgjidhet në kuadër të dialogut që ajo ndërmjetëson.

Kosova ka thënë se çështja e dinarit është teknike dhe nuk duhet të përfshihet në dialogun politik për normalizimin e raporteve. Ndërkaq, Serbia kërkon një zgjidhje politike për këtë çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy