Balliu: Ngjarja në Himarë, vrasje e dyfishtë

Balliu: Ngjarja në Himarë, vrasje e dyfishtë

Në emër të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, shefi i Organizimit në PD, e cilësoi vrasje ngjarjen e ndodhur sot në Himarë. Në një deklaratë për mediat, Balliu tha se tragjedia është një atentat i dyfishtë, pasi një person i paguar dhe graduar për të mbrojtur jetën e qytetarëve, ia mori atë një fëmije 7 vjeç.

Deklaratë e Shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliu

Një fëmijë 7 vjeçar ka humbur jetën në një plazh të Himarës para disa orësh.

Njoftimi i komunikatës së Policisë e klasifikon si aksident.

Një skaf që drejtohej nga Arjan Tase, shef komisariati në Elbasan, e ka goditur duke i marrë jetën një vajze të vogël që po pushonte me prindërit.

Policia mund ta klasifikojë si të dojë, por rasti nuk është asgjë më pak se vrasje.

Është një atentat i dyfishtë, për faktin se një njeri i paguar dhe graduar për të mbrojtur jetën e qytetarëve, e merr atë.

Shefi i Komisariatit të Elbasanit Arjan Tase është përjashtuar nga radhët e Policisë nga drejtori i Përgjithshëm Nano, ndërkohë që kjo duhet të kishte ndodhur kohë më parë.

Tase, sipas raportimeve mediatike, është arrestuar 2 vjet më parë, kur ishte shef i Policisë së Himarës, për bashkëpunim me trafikantët e drogës.

Ky është rasti i dytë në pak ditë, që një mjet lundrues, del nga deti dhe godet pushuesit. Kjo nuk është shenjë e pakujdesisë, por e sigurisë publike të lënë në duar trafikantësh. Ata që lejojnë trafikun e drogës mund të lejojnë, pa i vrarë ndërgjegjia edhe skafistët e papërgjegjshëm, dhe madje të jenë vetë në timon të mjeteve lundruse që vrasin njerëz.

I shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes Avdia që ka humbur dritën e syve.

Shqiptarëve u kërkojmë të shohin në sy të vërtetën e një shteti pupac, që del nga toka dhe deti, jo për t’i mbrojtur, por për t’i dëmtuar.

Kur të rrezikshmit e drejtojnë, Shqipëria është në rrezik!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy