Banorët e përmbytur në Fushë-Krujë ankohen tek Basha për vonesën e ndihmave

Banorët e përmbytur në Fushë-Krujë ankohen tek Basha për vonesën e ndihmave

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur Fushë-Krujën për të parë nga afër dëmet që la pas përmbytja e dy ditëve më parë. Kreu i opozites pa nga afër dëmet dhe kërkoi të ndihmohen familjet e prekura.

Sipas asaj që raporton PD, Basha ka shkuar edhe në Bilaj, ku emergjencat civile kanë vepruar me vonesë.  

“Në Fushë Krujë janë përmbytur 2 lagje me 1500 banorë dhe tërësisht 3 fshatra në zonën e Bubqit me 100 shtëpi dhe 600 ha tokë”- njofton PD. 

Nga takimi me banorët, Basha i ka bërë apel kryeministrit Rama: Dërgo ndihma në Fushë Krujë. Sipas tij, banorët në Hasan dhe 2 lagje të përmbytura në qytet pa bukë.

“Banorët ankohen tek Basha se askush nuk u ka dhënë asnjë kg miell. Fëmijët janë pa ngrënë 24 orë”- njofton PD.

Ata i janë ankuar Bashës se askush nuk ka shkuar t'i ndihmojë.

“Rama ishte 5 minuta mbrëmë në autostradë”- kanë thënë disa banorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy