
Ish-kryeministri Berisha teksa votoi paraditen e sotme në shkollën “Kosova” tha se problematikat me pajisjet do duhet të shqyrtohen pasi janë në një % jo të vogël duke shtuar se në darkë autoritetet do thonë që kanë ndërhyrë hakerat iranianë.
Berisha tha se e reja e këtyre zgjedhjeve është se nëse merrni policinë ditën e sotme nuk do ju përgjigjet pasi e ka marrë pushim.
Ka disa problematika të cilat do duhet të shqyrtohen. Pajisjet kanë pasur në një përqindje jo të vogël, mosfunksionim. Do të dëgjoni në darkë që do thonë se na ndërhynë hakerat iranianë. Në fakt janë hakerat qeveritare që ndërhyjnë. Kjo është e para.
E dyta, ka disa qendra si për shembull në Durrës ku peshkaqeni famoz si Roni Shqopa dhe disa drejtorë dhe përgjegjës të njësive administrative, kanë preferuar ose kanë dashur të bëjnë xhandarin në qendrën e votimit, por janë përzënë ashtu siç e meritojnë. Noviteti është se nëse i bini numrit të policisë, ai nuk ekziston. Ka marrë pushim sot policia.



