
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, tha se në fletën e votimit të 14 majit, PD nuk do të përfaqësohet me Lulzim Bashën në cilësinë e kryetarit. Bardhi tha se janë tre opsionet për të zgjidhur çështjen e emrit të kryetarit të partisë dhe regjistrimin në KQZ.
Nuk do të dalë emri i zotit Basha në fletën e votimit. Do ta shikosh këtë në ditët në vijim. Ka zgjidhje ligjore mbi këtë çështje. Ne do t’i ushtrojmë të gjitha përgjegjësitë. Ka tre zgjidhje ligjore si të shmangim këtë teknikalitet.
Nuk është kërkesë e ligjit që unë të çoj vendim të Këshillit Kombëtar. E vetmja gjë që kërkon është vërtetim nga Gjykata e Tiranës.



