Rama: Me listën e mbyllur, hapëm PS. Në PD skuadra vip e kënetës, mungon veç Gjuzi dhe “gjeli i Peqinit”

Rama: Me listën e mbyllur, hapëm PS. Në PD skuadra vip e kënetës, mungon veç Gjuzi dhe “gjeli i Peqinit”

Kryeministri Edi Rama thotë se me listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë, u hap Partia Socialiste.

Në komunikimin e sotëm “Sy më sy” me ndjekësit në rrjetet sociale, kreu i qeverisë deklaroi se në Partinë Socialiste janë shumë politikanë që janë rriut vetë dhe më pas Partia Socialiste i ka pranuar në lista.

Në Vlorë e përmbysëm listën, për të pasur një ofertë më konkrete dhe të prekshme. Partia Socialiste dha mesazhin se partia është e qytetarëve.

Ne nuk shohim armiq gjithandej, siç bën pala tjetër, ne vlerësojmë individët dhe talentet e tyre.

PS nuk mund të jetë parti e mbyllur. Ne kemi në listën tonë edhe ish-deputetë të PD-së.

Ata janë demokratë realë, nuk duan bufin e kënetës.

Kemi një dekane, e cila është demokrate, por ka zgjedhur Shqipërinë, që është përtej të majtës e të djathtës dhe pasaporta e Bashkimit Europian nuk sheh në këndvështrim majtas ose djathtas.

Ndërsa për Partinë Demokratike shtoi se është skuadër Vip e Kënetës.

Lista e mbyllur e PD është skuadra vip e Kënetës. Aty mungon Kujtim Gjuzi, që po keqpërdoret në mënyrë brutale.

Ai është i vetmi që do e kishte merituar të ishte në listën e mbyllur. Për atë nivel që ka këneta, do e meritonte Gjuzi.

I madhi Dashnor Sula, që nuk ka bërë gjë pa bërë që të jetë në listë të mbyllur, në fund u arratis te Shqipëria bëhet.

Dash Sula është gjel deti i Peqinit dhe nuk pajtohet dot këneta me të, është tip i veçantë, gjel deti, por shumë i veçantë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy