
Deputeti socialist, Alqi Bllako, i vënë nën akuzë nga SPAK se ka marrë ryshfet një apartament me vlerë mbi 100 mijë euro për të favorizuar koncensionarin e inceneratorit të Fierit, ka gjasa ta dorëzojë vetë mandatin e tij si deputet dhe të mos presë mbledhjen e Këshillit të Mandateve, e parashikuar t’u zhvilluar të mërkurën.
Gjithsesi edhe nëse kjo nuk ndodh, Partia Socialiste ia ka bërë të qartë se nuk do t'i bëhet mburojë.
Para kësaj deklarate, Balla u pa t’i drejtohej kryeministrisë, dhe nuk ishte i vetmi. Burime për MCN konfirmuan se në godinën qeveritare më herët kishte shkuar edhe Damian Gjiknuri.
Por për ish-kryetaren e Komisionit të Inceneratorëve, arrestimi i Bllakos nuk është i mjaftueshëm.
Edhe në këtë çështje, demokratët reaguan të ndarë. Deputeti Belind Këlliçi doli nga selia blu për të thënë se ata që janë arrestuar janë vetëm shërbëtorë të përgjegjësve të vërtetë.
Ndërsa Monika Kryemadhi tha se LSI do t’i shkojë deri në fund kësaj afere, të cilën e cilësoi si product të një grupit të strukturuar kriminal.
Më herët, ishte kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike Lulzim Basha, cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i cilësoi lëvizjet e SPAK si produkt të lidershpit të tij.



