
Një marrëveshje është arritur mes Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Universitetit të Mjekësisë dhe Qendrës Spitalore Universitare të Ekselencës Europiane “San Raffaele”, si dhe Universitetit përkatës “Vita-Salute San Raffaele”.
Kjo marrëveshje synon të krijojë një partneritet strategjik për të integruar eksperiencën dhe praktikat më të mira të këtyre institucioneve, duke ofruar një nivel europian kujdesi dhe edukimi mjekësor.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama theksoi se QSUT synon të bëhet qendër spitalore e referencës për gjithë Ballkanin.

“Ambicia jonë është që QSUT të bëhet qendra spitalore e referencës për të gjithë Ballkanin dhe ta kthejmë atë në një qendër ekselence mes të gjitha qendrave të ekselencës në Europë. Duam ta transformojmë Universitetin e Mjekësisë dhe të theksoj se në këto dy bashkëpunime, që janë pjesë e të njëjtës marrëveshje, synimi nuk është të kemi një partner më shumë, por shumë partnerë që kemi, dhe konsulentë të rinj”, tha Rama.



