Takimi me ambasadorët/ Ja cili është ministri i ri i Ramës që denoncoi Basha

Takimi me ambasadorët/ Ja cili është ministri i ri i Ramës që denoncoi Basha

Ende pa u dekretuar si ministër i Brendshëm, opozita ka nisur denoncimin e Fatmir Xhafës tek ndërkombëtarët. “News24” dhe “BalkanWeb” mësojnë se në drekën e punës që koalicioni opozitar pati me ambasadorët e 8 prej vendeve të Bashkimit Europian, mes tyre ambasadoren gjermane, denoncoi emërimin e Fatmir Xhafës në krye të ministrisë së Brendshme duke e cilësuar atë si një zgjedhje politike, pa ndonjë ndryshim të situatës ku ky dikaster ishte më parë nën drejtimin e Sajmir Tahirit.

Opozita gjithashtu i bëri të ditur diplomatëve të huaj se për ta Fatmir Xhafa është kompromis për të mbrojtur banditët dhe trafikun e drogës. Por, emërimet e reja në kabinetin e Ramës, nuk ishin e vetmja çështje që u diskutua me ambasadorët.

“Diskutuam për gjendjen politike në vend dhe bashkë me përfaqësuesit e tjerë opozitarë bëmë të qartë vendimin tonë për të mos u tërhequr nga beteja qytetare dhe popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme deri në realizimin e kushtit të vetëm të opozitës që është një qeveri teknike me vullnet të gjerë politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Bashkëbisedimi ishte shumë i frytshëm, dashamirës, mbështetës për qëllimet europiane dhe europianizuese të qëndresës, të lëvizjes tonë popullore dhe unë, besoj edhe kryetarët e partive të tjera të koalicionit ndahemi dhe nga kjo drekë me shumë optimizëm dhe akoma me më shumë vendosmëri për t’i shkuar deri në fund kauzës sonë”,- deklaroi Basha.

Lulzim Basha nuk dha shumë detaje per mediat, por mësohet se ambasadorët pyetën se si mund të realizohet qeveria teknike dhe a mund të sigurojë stabilitet kjo kërkesë. Opozita sqaroi ambsadorët se qeveria teknike nuk është preçedet i panjohur për Shqipërinë, duke sjellë në vëmendje vitet ‘91 dhe ‘97 kur palët janë ulur për shkak të situatës dhe kanë gjetur zgjidhje politike edhe pse mazhorancat ishin solide. Zgjidhje ekstrapolitike për opozitën ishte edhe zgjedhja e Presidentit Moisiu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy