Berisha kërkon ‘luftë’ nga deputetët. Detajet nga mbledhja e grupit të PD

Berisha kërkon ‘luftë’ nga deputetët. Detajet nga mbledhja e grupit të PD

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha i kërkoi deputetëve që grupi të jetë sa më ‘luftarak’.

Mësohet se PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë që i jep rregullorja që të ketë sa më shumë debate e replika në Kuvend, duke marrë shkas edhe nga tensionet e seancës së sotme, ku Lulzim Basha u përjashtua nga salla për një ditë, pasi sipas Gramoz Ruçit theu rregulloren.

Mësohet se demokratët do ta nisin nga Reforma Zgjedhore, ku do të shfrytëzojnë çdo hapësirë kushtetuese dhe ligjore që i jep të drejtë opozitës që të bëjë debat si; interpelanca, thirrje ministrash etj. Mes të tjerash demokratët do të shohim mundësinë që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Ndërkohë, debati për reformën Zgjedhore pritet të mbahet ditën e enjte, ndonëse u përfol që ajo që të mbahej të hënën.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy