Përnaska: Vij si një ofertë për votuesit, Bashkia duhet ti kthehet qytetarit

Përnaska: Vij si një ofertë për votuesit, Bashkia duhet ti kthehet qytetarit

Lajla Përnaska kandidate për bashkinë e Tiranës nga radhët e PDIU e ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se kandidimin e saj për kryeqytetin e sheh si një ofertë reale dhe alternativë për votuesit. Ajo tha se është për zbatimin e ligjit dhe se është kundra shfrytëzimit të karriges së kryebashkiakut për ego personale.

E shoh si ofertë reale garën për Tiranën dhe si një alternativë për votuesit në Tiranë sepse kemi parë që kemi votuar gjithmonë ose kemi qenë të imponuar për një kandidat të imponuar si rasti i zotit Basha. As na pyeti njeri në atë kohë, as nuk na u mor mendim, por ishte një kandidat i imponuar, e mbështetëm e nxorëm dhe fitues, por shumica prej nesh dolën të zhgënjyer nga mënyra se si ai e drejtoi bashkinë.

Ne kujtuam se shpëtuam Tiranën kur e mori Basha, por faktet treguan të kundërtën dhe vizioni për lejet e ndërtimit për mua është krejt ndryshe. Jam për zbatimin e ligjit. Për mua është ligji mbi këdo dhe të gjithë janë të barabartë përpara tij.

Në vizionit tim do punoj për ta pastruar bashkinë nga çdo klientelizëm dhe jam kundra modelit të pashkruar që është aplikuar në këto vite ku karrigia e kryebashkiakut është shfrytëzuar për ego të vetat personale. Për mua bashkia e Tiranës duhet ti takojë vetëm qytetarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy