“Shuplakë” nga BE, Macovei: Dënoni funksionarët për korrupsion

“Shuplakë” nga BE, Macovei: Dënoni funksionarët për korrupsion

 

Në prag të votimit në seancën plenare të Parlamentit Europian të projektrezolutës për Shqipërinë, eurodeputetja rumune Monica Macovei këmbëngul në dënimin e korrupsionit politik në Shqipëri.

Shefja e Komitetit të përbashkët të Stabilizim-Asociimit me Shqipërinë ka deklaruar se, vetëm kur të ndëshkohen me burg funksionarë apo ish-funksionarë të lartë, atëherë do të hapen zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.

“Duhet të nisim negociatat me Reformën në Drejtësi, sepse përbën sfidën më të vështirë për ju. Nëse Shqipëria përparon në këtë drejtim, nuk do të ketë pengesa për hapjen zyrtare të negociatave. 

Por e kuptoj se është shumë e vështirë të vihet drejtësi. Ne kemi shumë ligje si ‘vetting’-u, ku problemi kryesor mbetet zbatimi praktik. Do të ndërtoni një zyrë të prokurorit antikorrupsion. Por themelore mbetet se kush do të punojë aty, sepse vetëm njerëzit e aftë mund të sjellin ndryshime”, thotë Macovei për "Top Channel".

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy