Megjithëse Partia Socialiste ka humbur përballë opozitës në Qarkun e Kukësit, Kryeministri Edi Rama deklaron se vota tregon rritje për këtë parti në raport me vitin 2013. Më tej ai prezanton një listë me 32 probleme të ngritura nga banorët gjatë dëgjesave, në krye të të cilave është kërkesa për ngritjen e shkollave të reja.



