Komisioni i Sigurisë miraton ligjin “Për të huajt”, synohet përmirësimi i shërbimeve për migrantët

Komisioni i Sigurisë miraton ligjin “Për të huajt”, synohet përmirësimi i shërbimeve për migrantët

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi sot projektligjin “Për të huajt”, i cili synon përafrimin më tej të legjislacionit për migracionin, me direktivat përkatëse të Bashkimit Europian.

Për paraqitjen e këtij projektligji, në mbledhje ishin të pranishëm Julian Hodaj, zevendësministër në Ministrinë e Brendshme dhe Silvana Banushi, drejtore e Drejtorisë se Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë, dhe Pablo Zapata, përfaqësues i UNHCR në Shqipëri.

Hodaj parashtroi para komisionit qëllimin, përmbajtjen dhe risitë e projektligjit.

Qëllimi i projektligjit, sipas tij, është përmirësimi i vazhdueshëm i kuadrit legjislativ të migracionit, duke përafruar më tej legjislacionin për migracionin, me direktivat përkatëse të Bashkimit Europian.

“Ky projektligj synon përmirësimin e fushës të të drejtave të të huajve, në drejtim të mbrojtjes së migrantëve dhe anëtarëve të tyre të familjes, refugjatëve, azilkërkuesve si dhe garanton akses në programe dhe shërbime integrimi për të huajt, mundësinë e ofrimit më të mirë të informacionit, procedurave të lehtësuara për t’u pajisur me leje qëndrimi, si dhe forcimin institucional të ofrimit të shërbimeve për migrantët”, sqaroi Hodaj.

Gjatë relatimit të projektligjit, kryetarja e komisionit Ermonela Felaj, vuri në dukje se ligji “Për të huajt” vjen në vijim të dy ligjeve të mëparshme të miratuar nga komisioni, ai i Azilit dhe ligji “Për shtetësinë”, të cilat janë të ndërlidhur fortë me njëri-tjetrin dhe reflektojnë në të njëjtën kohë direktivat europiane sa i takon procesit rregullator të emigracionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy