
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cilëson të turpshme rritjen e çmimit të naftës në fundjavë, koha kur qytetarët udhëtojnë më shumë drejt destinacioneve turistike. Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho shprehet se vendimet e Bordit të Transparencës po rëndojnë mbi qytetarët shqiptarë, duke i zhytur në varfëri, ndërsa vendet e rajonit kanë çmim shumë më të lirë.
Bordi i Zhvatjes tallet me ne duke e rritur çmimin me 5 lekë. Turp!
Bordi i zhvatjes pret fundjavën për të rritur çmimin e naftës.
Sot qytetarët shqiptarë paguajnë më shumë se të gjithë qytetarët e rajonit për një litër naftë.
Kjo politikë nuk është rastësi, por strategji e qëllimshme për të bërë qytetarët të vuajnë varfërinë, mjerimin e të largohen masivisht për t'u zëvendësuar nga qytetarë nga Bangladeshi e vende të tjera.



