Berisha: Me urdhër nga Beogradi, Rama arrestoi superfansin e kombëtares Ballist Morina

Berisha: Me urdhër nga Beogradi, Rama arrestoi superfansin e kombëtares Ballist Morina

Ish-Kryeministri Sali Berisha bën të ditur se është arrestuar tifozi i kombëtares shqiptare, Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballist Morina.

Berisha thotë se Edi Rama me urdhër të Beogradit arreston superfansin e kombetares tonë, Ismail Morina.

Kërkoj lirimin e tij urgjent. Të dashur miq, me urdhër të Edi Ramës arrestohet sapo vuri këmbën në dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje për dronin që lëshoi në stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe që harboi fare ultranacionalistët serb me në krye serbomadhin Vuçiç.

Që nga ajo kohë Ismail Morina është shndërruar në njeriun më të persekutuar në Ballkan.

Rama dhe Vuçiç përkatësisht shërbimet e tyre sekrete kanë montuar kundër Ballistit kurthe të ulëta dhe sajuar akuza pa asnjë bazë.

Berisha thotë se dënon me ashpërsinë më të madhe arrestimin e Morinës dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.

Ai iu bën thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të ndërhyjnë për lirimin e tij të menjëhershëm dhe të dënojnë persekutimin politik të Morines “nga binomi famëkeq Rama-Vuçiç”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy