
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vazhdën e takimeve me qytetarët, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, është ndalur në Fier ku është takuar me përfaqësues të biznesit të vogël e të mesëm.
Gjatë fjalës së tij Basha është ndalur tek ekonomia, ku sipas tij ajo ka pësuar rënie dhe shumë biznese janë mbyllur në vitet e fundit.
“Kriza që po kalon vendi nuk ka kursyer biznesin e vogël. Ndryshe nga fasada e kësaj qeverie, për mua dhe PD do të jetë në qendër të ofertës tonë, çlirimi i biznesit. Qeveria e PD do të jetë qeveri që ju dëgjon dhe ju mbështet. Ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël për ta çliruar nga taksidarët”, u shpreh Basha.
Më tej Basha i ka bërë një premtim dhe biznesit të vogël, duke thënë se kur PD të vijë në pushtet, nuk do t ëketë më kontrolle nga tatimorët. Sipas numrit një të opozitës mund të konsiderhet dhe si vepër penale, nëse tatimorët zhvillojnë kontrolle tek bizneset.
“Moratorium për inspektoriatet të cilat do të pezullohen për tu riformuar. Me vendosjen e pullës tek biznesi i vogël tatimorët s’do kenë punë më tek bizneset, madje mund ta klasifikojmë si vepër penale. Kasa fiskale nuk do të ketë më këtë funksion. Do të ndërpritet transferimi i të dhënave në ministrinë e finanacave dhe nuk do të paguani më koalidimin e kasave”, u shpreh kreu i PD.
Në takimin e mbajtur me biznesin e vogël në Fier, lideri demorkat ngriti alarmin se shëndetësia në vend është në nivelin më të ulët në Ballkan.
Basha tha se Shqipëria ka nivelin më të ulët të mjekëve dhe infermierëve që nga viti 1950. Ai u zotua se në momentin që do të vijë në pushtet PD do të garantojë 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për inferimerët.



