Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Sipas tij, ky ligj synon të mbrojë sistemin financiar dhe të ekonomisë në tërësi nga kërcënimet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Kjo duke forcuar njëkohësisht integritetin e sistemit parandalues në vend dhe rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare.
“Ligji synon që të rrisë garancitë dhe mekanizmat që agjencitë ligjzbatuese të ushtrojnë efektivisht funksionin për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e kërcënimeve për pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit. Akoma më e rëndësishme, është përpjekja për reflektimin e rekomandimeve të FATF (Financial Action Task Force – FATF) dhe Monyeval”, shkruan Meta.



