Shtatë muaj pas ftesës së bërë nga kryedemokrati Sali Berisha, 28 përfaqësues të Partive Popullore Evropiane kanë mbërritur në Tiranë. Ata zhvilluan disa takime një prej të cilave atë në selinë e PD-së, ku sipas kryetarit Sali Berisha në fokus ishin zgjedhjet e 11 majit. Të gjitha takimet u zhvilluan me dyer të mbyllura.



