Partitë të cilat përfaqësojnë komunitetet maqedonas, vlleh, rom dhe egjiptian kërkojnë të përfaqësohen me deputet në parlament.
Kryetari i Aleancës Maqedonase për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski tha në një lidhje për MCN se sistemi proporcional rajonal nuk garanton përfaqësim të pakicave në parlament, dhe se Shqipëria duhet të marrë modelin e Kosovës.



