Ngjela: Duhet mazhoritar i pastër që të kemi deputetë të aftë, ndryshe pushtet i kryetarëve të partive (VIDEO)

Ngjela: Duhet mazhoritar i pastër që të kemi deputetë të aftë, ndryshe pushtet i kryetarëve të partive (VIDEO)

Avokati Spartak Ngjela thotë se ka ikur koha që ne të kemi ligj proporcional në Shqipëri, ndërkohë që partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës elektorale.

Ai deklaroi për MCN Live se shqiptarët kanë nevojë t’i kenë figurat e tyre të identifikuara dhe figurat e identifikuara dalin nga një zgjedhja e lirë, por jo proporcionale.

Avokati thekson nevojën e një sistemi mazhoritar në mënyrë që deputetët e zgjedhur të mos jenë anonim.

Ne na duhet mazhoritar i pastër urgjentisht. Se shikoni si e keni parlamentin, anonim, katër veta flasin se janë caktuar nga lista. I drejton kryetari i partisë!

Populli zgjedh partinë dhe deputetët nuk i zgjedh populli. Nuk kthehemi te mazhoritari i pastër se edhe Rama edhe ky tjetri janë antishqiptar, se me anë të proporcionalit garantojnë votën e tyre si kryetar partie.

Një personalitet që mund të vijë nga jashtë, mund të vendosë kandidaturën dhe rrëzon kryetarin e partisë tjetër i cili duhet të lërë partinë.

Këta janë skllevër të pushtetit të tyre dhe kanë shkatërruar personalitetin e shqiptarëve. Deputetët duhet të jenë njëri kundrejt tjetrit.

Me mazhoritar të pastër fitojnë deputetët që i do populli, në të kundërt do kemi pushtetin e kryetarëve të partive.

Unë dua një parti përballë tjetrës në të gjitha zonat elektorale. Këta janë skllevër të një parlamenti ku nuk flasin asgjë.

E kuptoni që kemi kryeministër një mësues vizatimi. Jemi katandisur kështu, prandaj bëjnë nga këto non sense se nuk njohin shtetin.

Në parlamentet e perëndimit 80-90% janë avokatë se do merren me ligjin. Këta sillen si Enver Hoxha se kanë proporcionalin. Kemi një parlament që nuk ka debat.

Po të kemi mazhoritar të pastër të dy partitë do zgjedhin njerëz të aftë se do jenë njeri kundrejt tjetrit dhe do e kthejnë parlamentin në një sistem normal, me njerëz me identitet.

Kjo është diktaturë e terrorit në funksion të zgjedhjeve. Nuk është individual, është parlament kolektiv.

Këtu na kanë pushtuar dy parti, por në këtë moment një parti ka ikur në dekadencë se i është arrestuar kryetari dhe kur i arrestohet kryetari, duhet të zgjedhë kryetar të ri.

Këtu nuk është faji i mazhorancës, është i opozitës, se një mazhorancë pa opozitë bie në diktaturë. E djathta nuk funksionon se nuk ka kryetar.

Kryetari nuk e ka mendjen as te partia, as te vetja. Saliun dhe dhëndrin e Saliut i kanë arrestuar për korrupsion. Të akuzuarit janë anti-shqiptar, anti-demokratik. Atëherë për çfarë i duhen Shqipërisë? 

Ka një kryeministër të arrestuar dhe disa ministra. Që të arrestoheshin ministrat duhet të merrej leje në parlament, është dhënë leja dhe kjo tregon se Rama është me reformën.

Fakti që ka ekspertë të huaj në SPAK tregon se përkthehen të gjitha dosjet.

Shqiptarët presin çlirimin e Shqipërisë nga SPAK, se Shqipëria është e pushtuar nga korrupsioni. SPAK e ka në dorë.

Në Shqipëri nuk ka funksionuar ligji, prandaj ka fituar krimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy