Rama flet me shifra për hyrjet nga aeroporti dhe Morina: S’është zbrazur Shqipëria dhe as shqiptarët e Kosovës nuk na kanë braktisur

Rama flet me shifra për hyrjet nga aeroporti dhe Morina: S’është zbrazur Shqipëria dhe as shqiptarët e Kosovës nuk na kanë braktisur

Kryeministri Edi Rama i cili ka nisur pushimet nga Dhërmiu, i zgjedhur prej tij prej vitesh ka informuar lidhur me shifrat e hyrjeve nga aeroporti i Rinasit dhe pika e kalimit kufitar të Morinës.

Me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se nga aeroporti “Nënë Tereza” këtë vit kanë hyrë thuajse 1 milionë e 200 mijë pasagjerë ose mbi 350 mijë më shumë.

Këtë korrik është thyer rekordi i hyrjes së në një ditë të vetme, 44 mijë. Aeroporti ka operuar deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve, një volum marramendës dhe i paimagjinueshëm.

Fatmirësisht për shifrat e aeroporti nuk mund të thonë dot gjë as ato gojët me qime të atyre që nuk pushojnë u zbraz Shqipëria, se aeroporti i Tiranës po mbush vitin në krye të klasifikimit europian për rritjen relative me vitet paraardhëse, ndërsa numër pasagjerësh për numër pasagjerësh, Tirana e ka spostuar në vend të dytë aeroportin e Beogradit, i cili mbante vendin e parë në rajon.

Edhe shifrat e hyrjes në Morinë, tregojnë se këtë vit kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se vjet dhe 3 mijë automjete për korrikun më shumë se vjet, edhe ajo teoria për shqiptarët e Kosovës që e kanë braktisur Shqipërinë janë zero me xhufka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy