
Instituti Ndërkombëtar për Sigurinë, me qendër në Beograd përmes një letre i ka bërë thirrje Asamblesë Parlamentare të NATO-s që të mos miratojë statusin e Kosovës si një anëtare e asociuar e organizatës në seancën që pritet të mbahet këtë të premte, raporton N1.
Serbia përmes letrës vazhdon të pretendoj se dhënia e statusit për Kosovën do të ishte vendim i dëmshëm.
“Si një organizatë eksperte që përfaqëson dhe promovon integrimin euroatlantik dhe vlerat e tij për dy dekada, duke përfshirë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO, Instituti Ndërkombëtar i Sigurisë beson se dhënia e statusit të një anëtari të asociuar për Kosovën do të ishte i dëmshëm si për Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht për proceset e stabilizimit dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor.
Reagimi vjen pasi aplikimi i Republikës së Kosovës për të qenë anëtar i asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të jetë në agjendë të takimit që ky institucion do ta mbajë nga 25 deri më 27 maj në Sofje të Bullgarisë.
Komisioni i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, institucion që mbledh rreth vetes mbi 280 delegatë nga 32 vendet anëtare, në mars vendosi për avancimin e statusit të Kosovës në nivelin e anëtares së asociuar nga statusi i mëparshëm i vëzhgueses.



