Strehimi i afganëve/ Ambasada amerikane publikon mesazhin e Blinken: Mirënjohës për ndihmën

Strehimi i afganëve/ Ambasada amerikane publikon mesazhin e Blinken: Mirënjohës për ndihmën

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar sot mesazhin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në lidhje me strehimin e afganëve.

Blinken ka falënderuar vendet që kanë kontribuar për të strehuar refugjatët afganë.

“Dua të falënderoj aleatët dhe partnerët tanë. Ky operacion qe një përpjekje globale në çdo drejtim. Shumë shtete ndihmuan me kontribute të qenësishme në transportin ajror, përfshirë bashkëpunimin në aeroport. Disa prej tyre po shërbejnë si vende transit, në mënyrë që të shpërngulurit të regjistrohen dhe të dhënat e tyre të përpunohen, rrugës për vendmbërritjen e tyre finale. Të tjerë kanë rënë dakord të zhvendosin refugjatët përgjithmonë dhe shpresojmë që më shumë vende do bëjnë të njëjtën gjë ditët e javët në vijim. Ne u jemi vërtetë mirënjohës për ndihmën”, deklaron Blinken.

Në Shqipëri deri tani kanë mbërritur 644 shtetas afganë të cilët u strehuan fillimisht në Qytetin Studenti për t’u transferuar më pas në struktura hoteliere në bregdet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy