Bardeli: PD është në stinën e protestave, kërkojmë qeveri tranzitore  (VIDEO)

Bardeli: PD është në stinën e protestave, kërkojmë qeveri tranzitore (VIDEO)

Deputetja demokrate Greta Bardeli thotë se opozita është në stinën e protestave dhe se ajo e paralajmëruar në 20 shkurt do të jetë shumë e fuqishme.

 

Duke folur për “MCN Live” ajo deklaroi se qëllimi i vetëm i protestave është që të shkohet drejt një qeverie tranzitore, për të qeverisur në anën e qytetarëve

 

Partia Demokratike është në stinën e protestave, datat janë simbolikë, por çdo protestë që kemi zhvilluar ka qenë e fuqishme dhe popullore. Shqiptarët sot janë më të braktisur se kurrë, më të rrënuar se kurrë nga kjo keqqeverisje.

 

Nga hetimet e SPAK del me fakte se kjo qeveri ka rënë, është e inkriminuar dhe ka kryer korrupsion galopant. Qëllimi i vetëm i opozitës dhe të protestave tona është të shkojmë në një qeveri tranzitore. Me anë të këtyre protestave të fuqishme të mbështetura paqësore, po kërkojnë një qeveri që i qeveris që është në anën e qytetarit, jo një qeveri e korruptuar.

 

Të shumtë jemi në shesh dhe më të shumtë do jemi edhe në 20 shkurt. Kreu i opozitës ditët e fundit ka shtrirë dorën për bashkëpunim me qytetarët, duke qenë aleat me ta. Sot protesta është në duart e qytetarëve, edhe pse protesta është thirrur nga një parti politike. Ne jemi në aleancë me qytetarët për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy