Kryeministri Edi Rama nga Elbasani, ku inauguroi impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane dhe prodhimit të energjisë, deklaroi se e kishte nisur ditën shumë keq.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë, tha se sot kjo është një mortje që i përket të shkuarës dhe jemi këtu për të parë nga afër një impiant që është padyshim një shëmbëlltyrë kuptimplotë e teknologjisë së fundit. “Një investim për të cilin nuk kemi si të mos jemi krenarë sepse duke parë parametrat e këtij impianti dhe të mirat që do sjellë dhe gjithë zinxhirin e përpunimit të mbetjeve sot jemi në pararojë të transformimit teknologjik në funksion të një transformimi mjedisor. Falë këtij shembulli fantastik dhe falë faktit që kontributor shumë i rëndësishëm në këtë arritje janë ministri mjedisit, jam i bindur se edhe këshilltarët e LSI do jenë të bindur për ndërtimin e impiantit dhe të gjithë bashkë të bindim banorët e Fierit që ky projekt nuk sjell ndotjes, por sjell zhvillim, punësim”, tha Rama.
Kryeministri ka hedhur akuza në drejtim të Partisë Demokratike, duke thënë se është shndërruar në një çadër serë që nuk riciklon dot asgjë.
"Plehrat mund të jenë sëmundje sic ishin për Elbsaanin deri dje, por mund të jenë edhe pasur sic janë për Elbasanin sot. Dallimi mes nesh dhe atyre që sot janë në çadër dhe janë në kushtet e një sere që nuk riciklon është që për ata plehrat duhet të vazhdojnë të jenë sëmundje, ndërsa për ne mbejtet janë një pasuri që do ta kthejnë në burim ekonomie dhe zhvillimi", tha kryeministri.
Në fjalën e tij Rama pohoi se ditën e sotme kishte vizituar spitalin e Elbasanit, ndërsa ishte habitur nga situata që kishte parë aty.
“Sot e kemi filluar ditën shumë keq në Elbasan, sepse ishim në spital për të parë nga afër transformim të jashtëzakonshme që u jep mundësi të gjithë njerëzve që kanë nevojë për dializë, që ta bëjnë atë në kushtet njerëzore. Aty pash i tmerruar situatën rreth spitalit, ku mësova që me një vendim gjykate spitalit dhe bashkisë së qytetit i ishin ndaluar ndërtimi i një muri rrethues sigurie, sepse gjykatësi kishte parë të udhës që të zgjidhte mes interesit publik, interesit të njerëzve. I dhash urdhër që të fillojë shembja e ndërtimeve që mbajnë peng spitalin e Elbasanit. Gjykatësi që ka dhënë atë vendim do shkojë të përgjigjet para drejtësisë, pasi vettingu nuk vonohet. Ka ardhur koha që të bëhet drejtësi…”, tha Rama.



