Meta: Monitorimi i bordeve për çmimet i ka shërbyer propagandës qeverisëse

Meta: Monitorimi i bordeve për çmimet i ka shërbyer propagandës qeverisëse

Presidenti Ilir Meta, ka shprehur shqetësimet në lidhje me goditjen e ekonomive familjare.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta thotë se monitorimet e çmimeve nga bordet i kanë shërbyer vetëm propagandës së Qeverisë dhe nuk ka mbrojtur qytetarët.

Ai thekson se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka këshilluar Qeverinë për nevojën e mbështetjes të mirëorientuar për të varfrit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së çmimeve.

Sipas tij, mbetet gjithashtu e domosdoshme ulja e borxhit publik dhe veçanërisht nevojat për rifinancim të tij.

Në vazhdimësi kam shprehur shqetësimet në lidhje me goditjen e ekonomive familjare dhe thellimin e varfërisë në kushtet e rritjes galopante të çmimeve. Monitorimi i çmimeve nga bordet i ka shërbyer vetëm propagandës së Qeverisë dhe nuk ka mbrojtur realisht qytetarët dhe në veçanti shtresat në nevojë, nga barra e rëndë e rritjes që kostos së jetës.

Në vlerësimin dhe sugjerimin tim ka qenë nevoja e politikave për mbrojtjen sociale nëpërmjet indeksimit të pagave, të pensioneve dhe të ndihmës ekonomike. Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në deklaraten e fundit vëren se Shqipëria po përballet me dy goditje për ekonominë e saj, rritjen e çmimeve dhe rrezikun e financimit të huaj të borxhit publik.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka këshilluar Qeverinë për nevojën e mbështetjes të mirëorientuar për të varfrit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ҫmimeve. Mbetet gjithashtu e domosdoshme ulja e borxhit publik dhe veçanërisht nevojat për rifinancim të tij

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy