Takimi me Kurtin, Meta: Dialogu të ketë mbështetje sa më të gjerë nga gjithë faktorët politikë

Takimi me Kurtin, Meta: Dialogu të ketë mbështetje sa më të gjerë nga gjithë faktorët politikë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, jep detaje nga takimi i zhvilluar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti.

E vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social.

Meta thotë se mbështet qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje.

Sipas tij, është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy