
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në Strugë.
Ai ka publikuar disa foto, ku ka përdorur edhe një shprehje në maqedonisht “Kako Struga, nema druga", që do të thotë “si Struga s'ka një tjetër”.
Përmes një statusi në rrjetin social "Facebook", Meta vlerëson qytetin e Strugës si një qytet të bukur.
Gjatë qendrimit të tij në Strugë, kreu i shtetit ka pasur një takim edhe me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Merkon, me të cilin thotë se ka biseduar për perspektivën e shkëlqyer të Strugës, për të qenë një qendër rajonale e zhvilluar turistike, kulturore dhe ekonomike
“Kanë të drejtë kur thonë, "Kako Struga, nema druga" (si Struga s'ka një tjetër). Sot me Kryetarin e Komunës, mikun tim Ramiz Merko duke bashkëbiseduar për perspektivën e shkëlqyer të Strugës, për të qenë një qendër rajonale e zhvilluar turistike, kulturore dhe ekonomike. Faleminderit shumë banorëve të Strugës për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore!”, shkruan Meta.




