Abilekaj: Qeveria ka kapur shtetin në çdo qelizë, nuk ka kush e rrëzon

Abilekaj: Qeveria ka kapur shtetin në çdo qelizë, nuk ka kush e rrëzon

Analisti Enton Abilekaj deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se qeveria e ka kapur shtetin në çdo qelizë dhe e përdor si të dojë pasi nuk ka as oponencë.

Sipas Abilekajt PS ka komoditetin të bë bëjë fushatë të varfër.

Më tej analisti tha se PS shpenzimet e shtetit i bën për llogari të partisë e më pas bën fushatë të varfër.  

PS ka komoditetin absolut, e kishte dhe në 2021 të bënte fushatë të varfër, jo vetëm që e ka opozitën e përçarë.

Kur i thua pensionistëve do të jap 5 mijë lekë para zgjidhjeve se tani më dolën lekët e kur po vdisje për bukë para një viti unë s’kisha lekë, kjo nuk hyn te shpenzimet e fushatës, por të shtetit.

Partia ka kapur shtetin në çdo qelizë. E përdorin shtetin si të duan. Nuk ka kush e rrëzon, as oponencë. Shpenzimet e shtetit i bëjnë për llogari të partisë e pastaj partitë bëjnë fushatë të varfër. Normalisht do i japin 300 mijë euro për pemë pasi  kanë dhënë 50 miliardë euro leje ndërtimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy