Aida Hajnaj në krye të BKH/ Shefja e ONM: Hap i rëndësishëm për drejtësinë në Shqipëri

Aida Hajnaj në krye të BKH/ Shefja e ONM: Hap i rëndësishëm për drejtësinë në Shqipëri

Shefja e ONM-së në Shqipëri, Genoveva Ruiz Calavera të premten e ka konsideruar si një hap të rëndësishëm emërimin e Aida Hajnajt në krye të BKH-së.

Në një reagim në Twitter, Calavera shkruan se ky është “një tjetër hap i rëndësishëm në Shqipëri për zbatimin e Reformës në Drejtësi”.

Aida Hajna u zgjodh një ditë më parë në krye të BKH-së.

Hajna ka punuar si zv/Drejtore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe radhitej ndër emrat e parë të drejtuesve të lartë të uniformave blu që kaloi me sukses procesin e vittingut në polici.

Kush është Aida Hajnaj

Aida Hajnaj Veizaj, 51-vjeçe, është rritur në Pogradec dhe diplomuar si juriste në të drejtën civile me rezultate të larta.

Ajo e filloi karrierën si hetuese në hetuesinë e Fierit nga viti 1991 deri në 1992, ndërsa deri në janar të vitit 1997 shërbeu si oficere e policisë gjyqësore në këtë komisariat.

Pikërisht gjatë këtyre viteve të vështira, Hajnaj ka bashkëpunuar me prokurorinë për hetimin e ngjarjeve më të rëndësishme në qarkun e Fierit.

Më vonë, nga vitit 1998 deri në vitin 2004 si juriste pranë Këshillit të Ministrave dhe pranë departamentit juridik të Ministrisë së Brendshme.

E njohur gjithashtu edhe si lektore në Fakultetin e Drejtësisë, Hajnaj vazhdoi t’i ngjisë shkallët modestisht, në një polici që më shumë ishte e burrave se sa e grave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy