Forcat e Armatosura Shqiptare së shpejti në Afganistan

Forcat e Armatosura Shqiptare së shpejti në Afganistan

Ushtarakët e Forcave Speciale do të angazhohen në misionin paqeruajtës në Afganistan. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Oklta Xhaçka.

Ajo ishte e pranishme në bazën ushtarake në Zallherr ku pati një drekë me ushtarakët. Ajo ka ndarë me ta edhe vendimin për angazhimin e tyre në Afganistan.

“Në Zallherr, me Forcat Tokësore ndava sot jo vetëm një drekë plot shije por edhe një vendim shumë të rëndësishëm. Së shpejti, ushtarakët e Forcave Speciale do të angazhohen në Afganistan. Jemi duke negociuar me aleatët tanë për të përcaktuar detajet e angazhimit. Por, jam shumë entuziaste për këtë zhvillim të ri, zhvillim i cili është përgjigje jonë pozitive ndaj strategjisë së re të presidentit Trump për Afganistanin, për të vazhduar zëvendësimin e pasigurisë me sigurinë, që jep prania jonë. Mesazhi im për të gjithë efektivët e elitës: Stërvituni, përgatituni, që të na përfaqësoni sa më denjësisht. Për familjet, flamurin, atdheun!”, shkruan ministrja në rrjetin social Facebook ku ka ndarë edhe foto nga takimi me ushtarakët shqiptarë. 

 


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/ush-448861/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy