Xhaçka: Shqipëria përparësi luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar

Xhaçka: Shqipëria përparësi luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS (D-ISIS), që u zhvillua në Riad, Arabia Saudite, nën bashkë kryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, përfaqësuar nga Antony Blinken dhe Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, të përfaqësuar nga Princi Faisal bin Farhan Alsaud.

Në ndërhyrjen e saj, Ministrja Xhaçka evidentoi rolin, angazhimin dhe kontributin pro aktiv të Shqipërisë, si dhe përparësinë që vendi ynë i ka dhënë luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, duke e vendosur atë si një nga fushat prioritare të angazhimit tonë si vend anëtar jo i Përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB.

Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit ka qenë një nga prioritetet e punës sonë në Këshillin e Sigurimit.

Gjatë mandatit tonë të deritanishëm kemi punuar ngushtë me miqtë dhe aleatët për të përfaqësuar dhe çuar përpara interesat dhe objektivat tona të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit.

Shqipëria është e përkushtuar ndaj këtij Koalicioni, kudo që paraqitet kërcënimi i terrorizmit dhe ne do të punojmë ngushtë me të gjithë aleatët dhe partnerët për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Duke qenë një nga vendet e para, pjesë e aksionit të përbashkët politik ndërkombëtar në kuadër të Koalicionit Global kundër ISIS, Shqipëria rikonfirmoi edhe një herë qëndrimin e saj, krahas vendeve partnere në Koalicion, për vazhdimin e luftës kundër ISIS, dhe çdo shfaqjeje të terrorizmit.

Në deklaratën e përbashkët të miratuar në takim, u bëhet thirrje partnerëve në Koalicion që të jenë vigjilentë e të punojnë së bashku ndaj çdo forme të shfaqjes së rrezikut terrorist, në çdo rajon të botës.

Takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të Koalicionit Global të luftës kundër ISIS, përbën një event të rëndësishëm dhe kontribues në orientimin dhe bashkërendimin e përpjekjeve globale për një fitore të qëndrueshme kundër terrorizmit ndërkombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy