EURALIUS V vlerëson Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

EURALIUS V vlerëson Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

Bashkëpunimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me misionin EURALIUS u vlërësua sot përmes një ceremonie të përbashkët për anëtarë të stafeve respektive.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani vlerësoi ndihmesën e vyer të misionit EURALIUS ndër vite në Shqipëri për konsolidimin e sistemit të drejtësisë.

“Është një nga misionet e Bashkimit Europian më produktive dhe më mbështetëse të zhvillimeve institucionale në Shqipëri. Dua të kujtoj drejtuesit e parë, gjyqtarin Coleman dhe Roland Miklau, me të cilët kam patur bashkëpunim gjatë eksperiencës sime profesionale, të cilët vendosën themele të forta të një institucioni me integritet të lartë, e deri tek drejtuesja e sotme, znj. Bernhard”, u shpreh Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Nga ana e saj, dr. Agnes Bernhard vlerësoi lart Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani për bashkëpunimin me EURALIUS, e reflektuar edhe përmes ceremonisë së vlerësimit.

“Duhet të kemi momente të tilla, kur gjatë punës që bëjmë, edhe vlerësojmë, edhe vlerësohemi. ILD është më i riu nga institucionet e qeverisjes së drejtësisë, por është një institucion që ka rezultate të shkëlqyera dhe që duhet të jetë shembull për institucionet e tjera. Ju faleminderit shumë për përkushtimin tuaj, lidershipin tuaj dhe angazhimin tuaj në krye të ILD-së”, tha ajo.

Në emër të EURALIUS V, drejtuesja e misionit dr. Agnes Bernhard dorëzoi certifikata vlerësimi për disa punonjës të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për kontributin e tyre në projekte të përbashkëta në funksion të ILD-së, konkretisht Inspektores Magjistrate Marsela Pepi, këshilltarëve ligjorë Periant Teta, Elona Kana e Isida Koka, si dhe drejtores së drejtorisë së analizës ligjore dhe hartimit të akteve Eljona Bylykbashi.

Ndërsa Metani i dorëzoi një letër mirënjohjeje ekspertes ligjore të EURALIUS V, Anita Mihailova, për angazhimin, kontributin dhe mbështetjen në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy