Të hënën nis seanca e parë parlamentare për vitin 2023, më 26 janar seancë plenare për udhëtimet e Ramës

Të hënën nis seanca e parë parlamentare për vitin 2023, më 26 janar seancë plenare për udhëtimet e Ramës

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot programin e punës së Kuvendit për periudhën 17 janar-25 shkurt 2023.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare më datat 16 janar 2023, 26 janar 2023 dhe 2 shkurt 2023.

Ndërkohë, seanca e parë plenare për këtë vit do të mbahet më 16 janar 2023, ditën e hënë, në drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ndërsa më datën 26 janar 2023 do të zhvillohen dy seanca plenare, njëra e dedikuar përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

Pika e fundit e rendit të ditës së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ishte diskutimi për kërkesën e paraqitur nga 35 deputetë të pakicës parlamentare për ngritjen e një komisioni hetimor “Për verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të Kryeministrit në detyrë, nga datat 10.09.2013 deri më datë 31.10.2022”.

Për shkak të mos arritjes së dakordësisë, në bazë të Rregullores, çështja  i kaloi për shqyrtim seancës plenare të datës 26 janar 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy