LSI nuk tërhiqet, Vasili: Listat e hapura në komision

LSI nuk tërhiqet, Vasili: Listat e hapura në komision

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk tërhiqet nga listat e hapura, edhe pse socialistët e demokratët dolën kundër.

Petrit Vasili thotë se, propozimin do ta bëjë pjesë të punës së Komisionit të posaçm për Reformën Zgjedhore. 

“Akordi i gjerë është zgjidhje, konsesusi i gjerë është zgjidhje sigurisht. Besoj se, as logjika e përjashtimit absolut, as ajo e imponimit absolut nuk duhet të jenë logjika e punës së këtij komisioni. Besoj se, tavolinës i bën mirë të ketë sa më shumë projekte, ide alternative, sepse sistemi ynë zgjedhor ka nevojë gjithmonë e më shumë për shëndoshje e konsolidim”, tha Petrit Vasili, anëtar i Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Dy partitë e mëdha e quajtën të papërshtatshme idenë e listave të hapura, por si e sheh LSI-ja këtë?

“Këtu nuk ka as kushte të pakapërcyeshme dhe as imponime. Nuk ka qenë dhe nuk është në logjikën e LSI-së, por që të shtrojë në tavolinën e diskutimit çështje, të cilat kërkojnë përgjigje, është një detyrë që ne e kemi bërë dhe do ta bëjmë. Në rast se përgjigjja do të jetë pozitive dhe konsensuale, shumë mirë. Në rast se jo, mbase do vazhdojmë të riciklojmë problemet e shkuara dhe nuk e di, a do të ishte e dobishme dhe e shëndetshme kjo?”, deklaroi më tej Vasili për "Top Channel".

Socialistët këmbëngulin për të realizuar vitin e ardhshëm edhe votimin e emigrantëve, për të cilën Petrit Vasili thotë se është ide e vjetër dhe pjesë e programit elektoral të LSI-së që në vitin 2005.

“Jam i lumtur që të tjerët vijnë sot në këtë ide pozitive. Hajde të gjejmë instrumentet e duhura dhe rrugët për ta realizuar. Është një ide e vjetër, që mund të kishte pasur zgjidhje me kohë, por sigurisht vullnetet e munguara e kanë penguar. Mbase është ky momenti i duhur për ta bërë”, u shpreh Vasili.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy