
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani mori pjesë në takimin përmbyllës “Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, kontribut për paqen dhe sigurinë globale gjatë kohërave më sfiduese”.
Gjatë fjalës së tij ai tha se Shqipëria e mori mandatin në një kohë të vështirë për botën, megjithatë arriti t’i realizojë me sukses detyrat e saj.
Sipas tij me mandatin e suksesshëm, u tregua se edhe vendet e vogla mund të kontribuojnë, ndërsa u ndal edhe tek agresioni rus në Ukrainë, ku theksoi se Shqipëria tregoi në Këshillin e Sigurimit gatishmërinë për të kontribuuar.
Shërbimi ynë i Jashtëm ka merituar respektin e brendshëm e të jashtëm për performancën e tyre. Realizuam me sukses një nga detyrat më kërkuese në politikën e jashtme. Mirënjohje vendeve aleate me të cilat bashkuam përpjekjet në të mirë të paqes.
Punuam me vendosmëri për avancimin e axhendës së grave për paqe dhe siguri. Në qendër të përpjekjeve kishim respektimin e plotë të ligjit ndërkombëtar. Mandati ynë në Këshillin e Sigurimit erdhi në një kohë shumë të vështirë për botën.
Shqipëria tregoi gatishmërinë për të kontribuuar në Këshillin e Sigurimit pas agresionit rus në Ukrainë. Si bashkë-penëmbajtës me SHBA mbi Ukrainën, mbrojtëm me forcë kauzën e lirisë. Çdo përpjekje për paqe është investimi më i mirë për të ardhmen. Shqipëria e ka pasur këtë parasysh çdo ditë që ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit.



