Kosova ka nevojë për reformë në drejtësi, e cila mund të arrihet përmes Ligjit të Vetingut. Kjo pasi besueshmëria e qytetarëve të Kosovës në institucionet e drejtësisë në vend është shumë e ulët.
Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve të drejtësisë në vend. Sipas tyre, të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët duhet të kalojnë përmes një procesi të verifikimit dhe vlerësimit, në mënyrë që të hetohet pasuria marramendëse e tyre dhe ata të cilët kanë dosje mos të iu lejohet ushtrimi i funksioneve të tyre në organet e drejtësisë.
Ehat Miftaraj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thotë për Tribuna Channel se për një Ligj të Vetingut duhet vullnet politik dhe që sistemi prokurorial dhe gjyqësor ta pranojnë procesin e verifikimit dhe vlerësimit.



