
Juristi Saimir Vishaj në FaactCheck ka komentuar raportimin e Altin Dumanit teksa bëri bilancin e punës gjatë vitit 2022 ku ngriti si problem mungesën e ambienteve të zyrave.
Vishaj tha se ambienti i punës nuk lidhet me profesionalizmin dhe se e cilësoi si sukses faktin e frymës së re që Dumani ka sjell në Prokurorinë e Posaçme.
Nuk është ambienti i punës ai që sjell profesionalizmin. Ajo që më vjen mirë është se dy drejtues të lartë ishin bashkë, një mënyrë që nuk funksiononte tek drejtuesit e parë. Pra ajo frymë e re që po sillet nga drejtuesi aktual i është sukses. Sa i përket vendit të punës që ka mungesa zyrash është e vërtetë por kjo nuk ndikon tek profesionalizmi.
Në byronë kombëtare të hetimit kemi punonjës pa asnjë ditë eksperience, dhe puna nuk është të mësosh aty për të vish i mësuar sepse s’mund të pyesësh ti m ministren me një jetë profesionale ti me asnjë ditë pune. Ata të mësojnë, por je në një institucion të posaçëm që përveç pagës duhet puna. Hetuesi me oficerin e policisë gjyqësore është shumë lartë.
Një prokuror ka 2-3 hetues që duhet të përballojnë ngarkesën si në gjykimin paraprak por dhe gjatë gjykimit. Mendoj se dhe SPAK është i ngarkuar me kallëzime prandaj mendoj se ata prokurorë në SPAK apo ata hetues, duhet justifikuar që përveç hetimit duhet gjurmuar dhe paraja.



