
Pas ankesave të mbërritura në platformën “Shqipëria që duam”, 46 punonjës të administratës, kryesisht të zyrave të Hipotekës dhe ALUIZNI-t. Shifrat u bënë të ditura sot nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se vendimi për shkarkimet është marrë në bazë të denoncimeve të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes.
“Ankesat e qytetarëve janë zgjidhur brenda 10 ditëve. Por jemi të vetëdijshëm se ka ende punonjës që duhet t’i identifikojmë dhe t’i largojmë se bashku. Çdo kërkesë që ka lindur nga mospërgjegjshmëria e punonjësve të administratës, ka ndihmuar në largimin e tyre. Është kryer një analizë në këto muaj, që ka identifikuar punonjësit që kanë penguar zgjidhjen e kërkesave të qytetarëve”, tha ajo.
Ministrja e Drejtësisë shtoi se, është urdhëruar paralajmërimi për shkarkimin nga detyra për 18 punonjës të tjerë, të cilët në rast të një shkelje tjetër do të shkarkohen.



