Tri projektligjet e miratuara në Kuvend/ Meta: E turpshme dhe antikushtetuese

Tri projektligjet e miratuara në Kuvend/ Meta: E turpshme dhe antikushtetuese

Ish presidenti Ilir Meta ka komentuar votimet e projektligjeve të rëndësishme në seancën maratonë plenare ditën e djeshme. Në një konferencë për mediat ai i ka quajtur antikushteutese e të turpshme, ndërsa shprehet se me legalizimin e kanabisit mjekësor, Rama i hapi rrugë bandave të trafikut të drogës. “Dje në errësirë Kuvendi miratoi legalizimin e kanabisit, një ligj i kritikuar nga të gjithë që ka dështuar edhe në vend me një shtet të së drejtës shumë më funkisonal se Shqipëria. Tepër e qartë që të gjitha raportet ndërkombëtare e nxijnë vendin tonë si një qendër të trafikut të drogës. Disa nga këto raporte, e kanë theksuar në mënyrë të qartë që sundimi i dobët i ligjit është nxitësi kryesor i fenomenit të drogës në Shqipëri. Këto raporte tregojnë që trafikantët shqiptar luajnë një rol të rëndësishëm në trafikimin e drogës. Grupet shqiptare të krimit të organizuar janë të pranishëm në SHBA, Britani e në të gjithë Evropën”. Nga ana tjetër, një kritikë e pati edhe për punësimin me detyrim të studentëve të mjekësisë, ku tha se studentët nuk janë pyetur fare. “Dje në mesnate u mor peng nga mazhoranca diplomat e studentëve të mjekësisë në mënyrën më arrogante dhe antikushtetuese. Zëri i studentëve dhe familjarëve jo vetëm që nuk u dëgjua po u injorua duke u dëgjuar nga ministrja e tyre se vendos ministrja dhe studentët nuk pyeten. Vendimi kërkon që krizën e shëndetësisë falas dhe dështimit e kolapsit të sistemit shëndetësor t’ua hedhin në kurriz studentëve të mjekësie. Ky vendim vjen se e ka më të lehtë të shkelë Kushtetutën.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy