Përkujtohet 77-vjetori i lindjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova

Përkujtohet 77-vjetori i lindjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova

Është përkujtuar sot në Kosovë sot 77-vjetori i lindjes së presidentit të parë të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova (1944-2006).

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në 77 vjetorin e lindjes së ish-liderit shtetëror e politik, Ibrahim Rugova, ka vizituar familjen e tij.

Te gruaja Fana dhe bijtë Mendimi e Uka dhe vajza Teuta, të Presidentit të ndjerë, Rugova, Abdixhiku shkoi së bashku me bashkëpartiak, përfshirë edhe kryetarin në ardhje të Prishtinës, Përparim Rama.

Me ç’rast Abdixhiku duke e përkujtuar mundin dhe veprën e Rugovës, tha se ai ishte arkitekti i shtetit të Kosovës, prijësi historik i lëvizjes për lliri, pavarësi e demokraci.

“Veprat e tij jetësore kanë definuar papërsëritshëm fatin e shqiptarëve në këto anë. Ato sot qëndrojnë si themele të forta e të palëkundura të lirisë sonë, të pavarësisë sonë, të Republikës sonë”, shkroi Abdixhiku

Sipas tij, Rugova para se të ishte prijës shpirtëror e prijës politik, ishte një krijues, poet, kritik e mendimtar.

Ai u zotua se rruga që Rugova nisi e trasoi, trashëgimia politike që la pas, mbesin dritë prijëse për secilin në LDK.

Ibrahim Rugova është presidenti i parë i Republikës së Kosovës, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe studiues

Shkollën e mesme e kreu në Pejë (1967) dhe studimet e larta i kreu për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Në vitet 1976-1977 studioi në Ecole Pratique des Hautes Etudes (Shkolla praktike e studimeve të larta), në Paris.

Me formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës u zgjodh kryetar i saj (23.12.1989) dhe qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 2005. Me formimin e partive të tjera politike shqiptare ai u zgjodh kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike të Shqiptarëve të Kosovës (22.07.1991).

Gjatë zgjedhjeve të drejtpërdrejta parlamentare dhe presidenciale të majit 1992 dhe qershorit 1998, të organizuara nga partitë politike dhe institucionet shqiptare të Kosovës, Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës së Kosovës. Ai u rizgjodh president i Republikës së Kosovës, në mars 2002 dhe në dhjetor të vitit 2004.

Ibrahim Rugova është laureat i shumë çmimeve dhe dekoratave ndërkombëtare, ndërmjet të cilave: çmimi për Paqen i Fondacionit Paul Litzer, në Danimarkë (1995); çmimi për paqen i Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrosco i Farmiguera”.

Pas vdekjes ai u dekorua me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”, nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu. Ibrahim Rugova vdiq në Prishtinë më 21 janar 2006. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy