Komisioni i Rithemelimit i është përgjigjur deklaratës së PD-së pasi Sali Berisha prezantoi këtë të diel kandidatin e koalicionit në Durrës.
Komisioni i Rithemelimit thotë se askush nuk përfaqëson opozitën më shumë se kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” të cilët janë zgjedhur nga demokratët nën parimin një anëtarë një votë.
Përballë braktisjes nga demokratet dhe disfatës se sigurte qe e pret ne 6 Mars, shoqata Brava – Bardhi për llogari te Edi Rames, vazhdon sulmet ndaj demokrateve dhe partive te tjera opozitare.
Askush nuk përfaqëson opozitën me shume se kandidatet e “Shtëpisë se Lirisë” te cilët ne kontrast te thelle me kandidatet e zarfeve te Lulzim Pazarit, janë zgjedhur për te here te pare nga vetëm demokratet me parimin një anëtar një vote!
Kjo është dhe arsyeja qe jo vetëm demokratet por i gjithë populli opozitar ne vend te kandidateve te zarfit do te zgjedhe kandidatet e votës se lire. Ne vend te pazareve do te zgjedhe perballjen me Edi Ramen dhe ne vend te humbjes do zgjedhe fitoren.
Boll me Edi Ramen dhe humbësin serial Lulzim Brava! Vota për Lulzim Braven është vote për pazar – për humbjen e radhës! Vota per kandidatet e Shtëpisë se Lirisë është vote për bashkimin e demokrateve dhe gjithë popullit opozitar!
Është vote për rikthimin e Shpresës dhe FITORES!
-Floriana Garo- Drejtore e Komunikimit, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit te PD



