
Jo vetëm ministrat, por edhe deputet e Partisë Socialiste do të zbresin në dyqane e markete për të kontrolluar nëse abuzohet me çmimet e produkteve. Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla njoftoi shpërndarjen e tyre sipas zonave elektorale për të parë nëse po zbatohet paketa sociale e miratuar nga qeveria.



