Xama: Qeveria dështoi me rindërtimin, energjinë dhe turizmin

Xama: Qeveria dështoi me rindërtimin, energjinë dhe turizmin

Gazetarja e ekonomisë në MCN TV, Ola Xama replikoi në emisionin “Të Paekspozuarit” me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, për performancën ekonomike të Shqipërisë gjatë qeverisjes së PS-së. Xama renditi disa prej të dhënave ekonomike të viteve të fundit.

Në programin 2021-2025 keni patur Rindërtimin që nuk është mbyllur akoma. Keni patur përjashtimin nga taksat për 105 mijë bizneseve që ia kthyet. 88 mijë janë individë dhe 25 mijë kanë mbetur jashtë. Çështjen e pronës e kishit në program dhe nuk e keni zgjidhur dhe po të shikoni buxhetin faktik nga 50 milionë jepen 20, 15-16 milionë euro në vit.

Premtuat bujqësinë moderne, por IPARD iku nga korrupsioni, subvencionet që jep shteti janë më pak. Në sektorin e manifakturës, përmes një garancie sovrane do t’i çonit drejt modernizimit. Jo vetëm që garancia nuk u dha, por ata janë thelluar nga rënia e euros.

Me këto realizime si jeni të bindur që do të fitoni në vitin 2025? Thatë se Shqipëria është bërë superfuqi energjetike, por borxhi në kompanitë publike është 300 milionë euro nga kriza, Skavica ka mbetur në letra, kemi vetëm dy anije me TEC do të ndotin bregun e Vlorës. Nuk janë opinione, janë të dhëna zyrtare.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy