
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore ka përfunduar për 12 qarqet e vendit.
Ndërkohë sqarohet se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial në listë të hapur vijon në qarqet: Durrës, Tiranë, Shkodër, Fier, Lezhë, Dibër, Elbasan, Vlorë, Berat, Gjirokastër dhe Korçë
Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial në listë të hapur ka përfunduar për qarkun Kukës.



