Përnaska: Duhet të përpiqemi që të ruajmë atë pjesë të trashëgimisë që mund ta mbrojmë në Tiranë

Përnaska: Duhet të përpiqemi që të ruajmë atë pjesë të trashëgimisë që mund ta mbrojmë në Tiranë

Kandidatja për kryetare të Bashkisë Tiranë e PDIU, Lajla Përnaska, thotë se në zonën ku jeton në kryeqytet i mungon gjelbërimi, pasi dikur kanë qenë shtëpi të ulëta.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Përnaska tha se goditjen e parë në Tiranë e dha diktatura, duke u marrë pronat dhe duke ndërtuar pallate me punë vullnetare.

Lidhur me traditën urbanistike të Tiranës, ajo deklaroi se një pjesë e mirë janë prishur, por ndau mendimin se pjesa e identitetit të Tiranës që lidhet me traditën, aq sa ka mbetur duhet ruajtur dhe se duhet gjetur një formulë për ta ruajtur.

Nëse do më besohej detyra e kryebashkiakes, unë gjëja e parë që do bëja, është harta e pronës së trashëgimisë, duke i dhënë të drejtë dhe pronarit, por duke ruajtur dhe traditën.

Pronarët që përfitojnë të drejtën, e gjejnë mundësinë ta marrin zhvillimin e pronës pak më tutje, atje ku zhvillimi urbanistik e lejon. Ka mundësi për ta zgjidhur këtë gjë.

Nuk është bërë një studim deri sot që flasim, një studim i kësaj natyre, për të ruajtur ato objekte që ia vlejnë të ruhen.

Tiranën e kam përjetuar në disa dimensione të saj, që kur kam lindur dhe deri më sot. Kam përjetuar ndryshime të forta.

Nga konsultimet me urbanistë, jam e bindur se duhet të bëjmë përpjekje që atë pjesë të trashëgimisë që mund ta ruajmë, duhet ta ruajmë.

Është çështje vizioni, nëse drejtuesi i bashkisë e ka vizionin për të zhvilluar qytetin, duke ruajtur një pjesë të identitetit, mund ta ruajë.

Zhdukja dhe betonizimi i hapësirave të gjelbra, është humbja më e madhe që nuk mund të rikuperohet për Tiranën.

Duhen shfrytëzuar ato pak hapësira që kanë ngelur për t’i gjelbëruar. Që të mbillen dhe t'i japin çdo cepi të lagjeve tona, një pamje krejt ndryshe.

Ndër të tjera ajo shprehu keqardhje që është mbuluar Sahati nga ndërtimi i kullave, duke shtuar se nuk ka ndërtim harmonik sa i takon lartësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy